Për 6 muaj me radhë, Fifi zgjodhi që ta mbante sekret këtë pritje, duke vijuar e ftuar në koncerte të ndryshme. Lajmin se do të bëhet nënë e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo shtoi se po përjeton emocione të dyfishta sepse përveç shtatzënisë është e lumtur që merr pjesë në këtë festival.





“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.





Ndërkohë, nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Fifi pas pak muajsh do të sjellë në jetë një vajzë. Ndonëse vetë këngëtarja nuk ka ndarë shumë detaje në rrjetet sociale, miqtë e afërt i kanë zbuluar edhe këtë sekret kaq të ëmbël.




