Është ndarë apo jo nga diplomati anglez? Vjen reagimi i Anjeza Shahinit: Të keni turp që…

showbizz

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Anjeza Shahini, e cila i mungon prej shumë vitesh muzikës shqiptare dha një sinjal në kanalet e saj sociale se po rikthehej sërish në muzikë, ku shfaqej në një studio muzikore.

Një lajm që sigurisht gëzoi shumë të gjithë fansat e saj, që nuk e kanë harruar e i ka munguar këngëtarja. Por, përveç këtij lajmi kaq të bukur, në media qarkulluan këto ditë edhe disa lajme të tjera që duket se e kanë prekur paksa këngëtaren.

Kjo pasi në profilin e saj në Instagram u vu re se kishte disa ndryshime sa i përket jetës së saj private, pasi ajo kishte hequr fotot me partnerin e saj, diplomatin anglez.

E këtu nisën edhe aludimet se ajo mund të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj. Por, nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet publikisht ketyre lajmeve, duke i konsideruar si të rreme.

‘Si t’ja bëjmë me këto portalet shpifëse – më pyeti dikush? Fillo me mos-ndjekjen dhe bllokimin e tyre në Facebook/Insta – iu përgjigja. Lajm i rremë’ – shkruan Anjeza Shahini në rrjete sociale, e cila ditën e sotme ka bërë një tjetër reagim.

“Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar!