




Efi Dhedhes mungoi në Prime-in e mbrëmshëm të “Big Brother Vip” për një arsye shumë të bukur: Shën Valentini.Pas daljes nga reality-show, ish-banorja po shijon romancën e saj me partnerin, të cilin nuk ka preferuar ta prezantojë me publikun.





Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga një ambient mjaft romantik me qirinj e trëndafila. “Valentin në shtëpi”-ka shkruar Efi krahas një fotoje të ndarë.





Më herët Efi ka folur për të dashurin e saj, të cilit ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin, i ka zbuluar disa cilësi. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.





“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq.




