E rëndëë! Gjendett e vetëvarur 20-vjeçarja në Tiranë

Info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në rrugën Panorama, ku një 20-vjeçare është gjetur e vetëvarur.

E reja është gjetur e pajetë nga familjarët e saj brenda në banesën ku jetonin.

Nuk dihen ende motivet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.