




Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Shkodrën
Orjana Gremi, 32 vjeçe hodhi fëmijën e saj në lumin Kir.





Bebja e gjinisë mashkull, kishte ardhur në jetë në datë 30 dhjetor 2022, teksa nëna e ka mbytur në lumë, një javë pas lindjes.





Në datën 4 Janar Orjana ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit, teksa foshnja është hedhur në lumë prej 2 ditësh dhe kanë qenë misionarët e Kishës Katolike që kanë njoftuar dje policinë, pasi kanë parë që 32-vjeçarja nuk e ka fëmijën.





Ndërkohë Gremi në dëshminë e saj në Polici pas arrestimit, ka deklaruar se ka mbytur foshnjën pasi nuk e mbante dot, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për aktin e rëndë të kryer ndaj foshnjës së saj.





“Fëmijën e hodha në lumë, sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Orjana para policisë.




