E fundit! Sul mohet Top Channel, ja cfare kane bere fansat e Oltes, merret vendimi urgjent (Foto)

BBVA

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka ndryshuar formën e vlerësimit për përformancat e sontme artistike të banorëve. Sipas vendimit fillestar, banori që merrte më shumë pëlqime në videon me përformancën e tij në një show të organizuar sonte, do të fitonte një mori shpërblimesh.

Menjëherë pas postimit të videove në Instagram, ndodhi diçka bizare. Filloi manipulimi me pëlqime, në favor të aktores Olta Gixhari, e cila përformoi një monolog, që edhe ashtu nuk ngjalli ndonjë entuziazëm tek shikuesit, shkruan lajmi.net

Mjaftonte një kërkim i thjeshtë tek profilet që kanë pëlqyer videon e Gixharit, e të vërehej se ato ishin nga vende të Azisë, Kina, Bangladeshi, apo vende tjera në të cilat ishin hapur këto profile të rreme.

Siç duket, krejt kjo po bëhej ose nga të afërmit e aktores Olta Gixhari, ose nga produksioni për të sfiduar videon e përformancës së këngëtarit Luiz Ejlli e cila mori jashtëzakonisht shumë pëlqime e komente, mirëpo nga profile reale.

E Big Brother i Shqipërisë, pas kësaj ka vendosur të ndryshojë formën e vlerësimit. Sfidën do ta fitojë banori/çifti që do të zgjidhet nga vetë banorët.