Dy drone në pak minuta brenda shtëpisë së “BBVA”, ja surpriza që i bënë fansat Luizit dhe ‘grupit’

BBVA

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe këtë gjë e vërtetojnë fansat e tij çdo ditë e më shumë.

Megjithëse produksioni e ka ndaluar, për Luizin kanë shkuar dy drone ditën e sotme, vetëm brenda pak minutave.

Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin.

Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”.

Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.