Donte t’i dërgonte dron nga Ekuadori? Zbardhet historia “e fshehtë” e dashurisë që Kiara Tito la pezull para se të futej në “BBV”

BBVA

Kiara dhe Luizi janë çifti i parë i krijuar në “Big Brother Vip Albania”. Dyshja ka fituar menjëherë zemrën e publikut, duke bërë për vete mijëra fansa. Dinamikat e tyre brenda shtëpisë janë kudo, në rrjetet sociale, lajme dhe thuajse në çdo emision, madje edhe në ato politikë. Por lidhja e tyre, që sot është në ditët e arta, nisi me shumë vështirësi.

Vetëm pak javë më parë, Olta kèrcènii Efin dhe Kiarën se dinte gjëra nga jashtë për to. Reagimi ndaj kësaj fjalie ishte shumë i ashpër si nga banorët, ashtu edhe nga opinioni publik jashtë. Por ajo që nuk u dëgjua ishte një pyetje që Efi i drejtoi Kiarës: “Mos e di për atë”.

Kaq mjaftoi që video të shpërndahej në rrjetet sociale, duke ngritur aludimet se në fakt Kiara kishte një partner jashtë. Ndërkohë, Arbër Xhaja, i cili gjatë “Big Brother VIP” të vitit të kaluar është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’, pak kohë më parë ka dhënë një intervistë ku rrëfeu për herë të parë pse produksioni nuk lejon surprizat për Luiz Ejllin.

Por jo vetëm, kaq. Gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Glamour Zone’, Arbër Xhaja zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve. Ia vlen të përmendim që të gjitha vajzat këtë vit kanë konfirmuar se janë beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador.

“Shumë banorëve më është kërkuar që t’i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze. Më ka shkruar një djalë, i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t’i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother”, u shpreh Arbër Xhaja.

Por kujtojmë se vajzës së parë që i erdhi një dron kur u bë kjo deklaratë ishte pikërisht Kiara Tito. Por duket se kjo pjesë e jetës së saj tashmë i përket së shkuarës, duke qenë se moderatorja ka nisur tashmë një lidhje me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli. Duket se Kiara ka filluar të shfaqë shenja xhelozie edhe pse në disa raste ka treguar se nuk është. Por së fundmi moderatorja u shpreh se Luizi është pak mistrec dhe i pëlqen të ngacmojë.

Diskutimi nisi nga një fije floku bionde që Kiara e gjeti në trupin e Luizit, e cila i përkiste banores së re, Kejsit.

“E di ça më acaron, se më dukesh pak mistrec. Nuk e kam për këtu në shtëpi, e kam për kur të dalim jashtë. Ke qejf të ngacmosh”, u shpreh moderatorja.

Por teksa dinamikat mes tyre ndryshojnë papritur, një gjë është e sigurt, dyshja tashmë ka plane për të bërë edhe pushimet e para si çift, sapo të dalin nga loja. Në prime e shkuar, Kiara fitoi një palë pushime çift në Maldives, duke bërë me dije se ajo dhe Luizi do të udhëtojnë së bashku sapo kjo eksperiencë të përfundojë.

E duket se historia që la jashtë tashmë është mbyllur njëherë e mirë, duke mos pasur shansin të dimë më shumë për djaloshin në fjalë. Tashmë vëmendja e Kiarës është e gjitha për Luizin, por natyrisht edhe për lojën që po zhvillon në “Big Brother Vip.