Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe.





Teksa të gjithë banorët iu bashkuan çiftit për të gëzuar bashkë me to, Dea shprehu dëshirën për të mos shkuar në dasmë.
Ajo i tha Amosit se nuk ka dëshirë fare të shkojë dhe ashtu bënë. Të dy nuk u bashkuan me pjesën tjetër të banorëve, por qëndruan të distancuar.





Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.
Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro. Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.





Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët.
“E kam pirë dashurinë tëndë, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën




