Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli, që prej hyrjes së tij në Big Brother VIP, është bërë kryefjalë e të gjitha mediave shqiptare.





Gjithashtu, Luizi ka fituar një përkrahje jashtëzakonisht të madhe edhe te publiku. Ai tashmë ka
krijuar një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe të gjithë thonë se Luizi duhet të jetë fituesi i Big Brother VIP 2 Albania.





Gjithsesi, ka disa prej tyre që dyshojnë, jo te Luizi, por te produksioni i Big Brother se po i bën “komplot” këngëtarit dhe se po e luftojnë atë.





Ish-fituesi i Big Brother Albania 3, Jetmir Salaj, ka publikuar një foto ku thotë se Olta është
shoqe me Xhemi Shehu dhe kjo e fundit me Arbana Osmanin. “Ai momenti që zbërthen gjithë komplotin kundër Luiz Ejlli.





Olta me Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun janë shoqe. Kjo foto vlen sa 1 mijë fjalë për të shpjeguar luftën e hapur ndaj këtij djali. Gjykoni vet sa interesat personale dominojnë mbi interesin publik.




