Luizi dhe Kiara, përveç se janë dy nga banorët më të komentur për shumë episode, por vëmendje të madhe kanë tërhequr me romancën e tyre, ende jo të konfirmuar.





Publiku duket se është shumë kurioz të dijë se si do të shkojë historia e tyre e dashurisë. Këngëtari ia ka shprehur hapur ndjenjat e tij moderatores, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar ende kohë për t’i dhënë një përgjigje konkrete. Vazhdo poshtë S.pónsóred





Deri më sot, ishin publikuar tre këngë për Luizin, por së fundmi është publikuar një këngë për Luizin, Kiarën dhe historinë e tyre të dashurisë.





Autori i kësaj kënge është këngëtari i njohur i muzikës tallava, Petrit Vullkani dhe e ka titulluar “Çapaçule”. Teksti bazohet mbi atë ç’ka i thotë Luizi-Kiarës dhe refuzimet që merr prej saj.





Një pjesë e tekstit: “Çapaçulja jeme ti, sa do pres jo jo se di. A do ti? A s’do ti? Gjithë jetën nga pas do të vij.
Unë i vij nga mbrapa, ajo po largohet, i them të dua, emocionohet.




