




Moderatorja Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e zemrës, ku ne kemi veçuar urimin e partnerit të saj, Donaldit.
Aktori ka publikuar në Instastory një foto të Borës, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla.





“Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, ka shkruar ai.
Donaldi dhe Bora u vunë në qendër të vëmendjes gjatë Big Brother Vip Albania të sezonit të shkuar.





Ata patën një periudhë ndarjeje ndërsa ai ishte brenda dhe pati dhe një romancë me një nga banoret, Beatrix Ramosaj.




