Arrestohen nënë e bir në Tiranë, vodhën afro 120 mijë euro në banesën ku gruaja punonte si pastruese

Info

Nënë e bir janë arrestuar këtë të shtunë në Tiranë, pasi akuzohen se kan vjedhur banesën në të cilën gruaja punonte në të kaluarën si punonjëse e mirëmbajtjes.

Unifromat blu bëjnë me dije se nënë e birë vodhën në banesën në Tiranë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë që arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Të arrestuarit janë Rozeta Dobri, 49 vjeçe dhe Havier Dobri., 23 vjeç (nënë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin H. D. (djali i saj), ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.