Arbër Hajdari ka një këshillë për çiftin Luiz-Kiara.





I ftuar në festën e organizuar në kuadër të 25 viteve të krijimit të “Top Albania Radio”, Arbër Hajdari nuk i ka shpëtuar mikrofonit para hyrjes.





Si opinionist i “Big Brother Vip”, atij sigurisht iu drejtua një pyetje në lidhje me këtë format. “Çfarë këshille do t’i jepje ciftit Kiara-Luiz?”-u pyet Arbri i cili nuk hezitoi të përgjigjj.





“Do t’i këshilloja t’i merrnin gjëra hap pas hapi ,”-u shpreh Hajdari këshillë e cila na solli ndër mend “deklaratat” e mëparshme të Kiara Titos e cila kur pyetej në lidhje me marrëdhënien me Luizin shprehej se dëshironte t’i linte gjërat të rrjedhin vetë.




