“Ai nuk bën dot gjë se nuk ka fuqi”, Kristi i shpall sfidë Luizit për Kiarën

BBVA

Kristi duket se ka vendosur t’i shpallë ‘lftë’ Luizit brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas debatit të fortë që dyshja kanë pasur këtë javë me njëri-tjetrin, Luizi ka vendosur mos ta lërë me kaq, por t’i kthehet keq Luizit, duke e sulmuar te pika e tij e dobët.

Në një bisedë me Oltën, Kristi është shprehur se do të zgjedhë Kiarën në lojën e dhënë nga Vëllai i Madh për të organizuar një shfaqje kërcimi.

Idenë e tij e ka mbështetur edhe Olta, e cila e ka paralajmëruar nëse ai është gati për luftë apo jo. Kristi i është përgjigjur se po, pasi mendon se Luizi nuk ka fuqi.

Olta: Zgjidh dikë, kë të duash. Kristi: Do zgjedh Kiarën. Olta: Ide shumë e bukur, por a je gati për luftë? E çon dot deri në fund. Kristi: Luizi s’do të bëjë gjë. Ai nuk ka fuqi. Olta: Nuk ka fuqi e di.

Nderkohe, Luizi dhe Bjordi komentuan sjelljen e Efit pas sqarimit me Oltën. Luizi tha se në shtëpi ka njerëz të çuditshëm, pasi nuk mund të dalësh duke qeshur, kur deri dje me këtë person grindeshe çdo moment.

Ai tha se përveç faktit që ata qeshën kur mbaruan darkën, gjithashtu atyre iu përshtateshin edhe mendimet krejt papritur.

Luizi gjithashtu komentoi edhe ‘Lojën e memories’ e cila u zhvillua mbrëmjen e kaluar nga banorët. Ai u shpreh se i bëri përshtypje viktimizimi i të gjithë banorëve, kur rrëfenin historitë e tyre.