




Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP ishin Luizi, Olta, Kristi, Efi dhe Ronaldo. Dje xing.al publikoi një sondazh ku patët mundësinë të votonit për banorin që dëshironi të largohet sonte dhe banorja më e votuar është Olta Gixhari.





Olta Gixhari ka marrë 71% të votave dhe pas saj vjen Ronaldo me 10%, Efi me 9%, Kristi me 6% dhe Luizi me 4% të votave.





Kujtojmë se në primen e sotëm na pret një natë shumë e gjatë ku sigurisht nuk do mungojnë debatet, surprizat, eliminimi dhe shumë gjëra të tjera.





Nuk përjashtohet mundësia që sonte të kemi elminim të dyfishtë duke nisur nga ngjarjet e këtyre ditëve të fundit që kanë ndodhur.
Në shtëpi është një zarf i zi që do të hapet ditën e sotme dhe sigurisht që banorët nuk presin lajme të mira prej tij.





Mund të ketë eliminim direkt të ndonjë banori ose më shumë, ose nominim të ri brenda natës përvec atij që ka nisur që mbrëmjen e të shtunës.





Nje televotim eshte bere edhe ne faqen e facebook-ut Bashke me Luizin dhe keto jane statistikat.