6700 dollarë xhupi dhe bluza, nga i gjeti parate Kiara Tito me kete luks brenda shtëpisë së Big Brother VIP (FOTO)

showbizz

Është në qendër të vëmendjes në çdo media në vend. Është shndërruar në kryefjalë të Show Bizit shqiptar që pas hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP. Kiara Tito, moderatorja e njohur duket të jetë e apasionuar edhe pas veshjeve.

Edhe pse të gjithë në një shtëpi zgjedhin të jetojnë thjeshtë, për Kiarën nuk është kështu.

Në një hulumtim të shpejtë në rrjetet sociale, rezulton që rrobat e veshura nga moderatorja kanë çmime të kripura. Ajo blen marka “brand”, të njohura në botën e VIP-ave.

Dy netë më parë, u shfaq me një xhup jelek ngjyrë jeshile. Duket i thjeshtë, por në fakt kushton plot 3700 dollarë dhe është prodhuar nga “Bottega Veneta”. Ndërkohë triko poshtë kap shifrën e 291 dollarëve.